Të dielën në vendin e tij të punës njoftohet se është sulmuar një infermier në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka shprehur indinjatën e të gjithë të punësuarve lidhur me këtë akt për të cilin ka thënë se ka krijuar neveri dhe shqetësim për të gjithë punonjësit shëndetësor.
“Në kohën e fluksit të madh të pacientëve, kur ne me riorganizim e vetmohim po kryejmë shërbimet ndaj pacientëve, presim përkrahjen dhe mbështetjen e qytetarëve e asesi mosmirënjohe e sulmet fizike. Spitali i Përgjithshëm në Pejë kërkon mbështetjen e gjithë qytetarëve dhe sidomos organeve të sigurisë që rastet e tilla të mos na përsëriten”, thuhet në reagim.
Artikuj të ngjashëm
-
Rrahje mes stafit në Spitalin e Pejës
-
Arrestohet i dyshuari për sulm ndaj qytetarëve në një qendër tregtare në Pejë
-
Spitali i Pejës kërkon urgjentisht mbështetje institucionale për largimin e mbeturinave
-
Sulmohen një infermiere dhe dy punëtorë të sigurimit fizik në Spitalin e Mitrovicës
-
Plagoset një person në Pejë, i dyshuari në kërkim