Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rrahje mes stafit në Spitalin e Pejës

Dy pjesëtarë të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës janë përleshur fizikisht të hënën, ka konfirmuar Policia e Kosovës, e rasti është iniciuar si lëndim i lehtë trupor.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i ka thënë KOHËS se incidenti ka ndodhur rreth orës 09:30, ku pas intervistimit së të dyshuarve, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Spitali i Pejës nëpërmjet një reagimi ka thënë se shpreh keqardhjen për rastin, duke theksuar se është në proces të mbledhjes së të dhënave për ndodhinë.

“Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh keqardhjen për rastin që ka ndodhur dhe po ashtu thekson se është në proces të mbledhjes së të dhënave për tu njoftuar për të gjitha detajet. Dje ky proces nuk ka mundur të kryhet sepse dy të punësuarit tonë të përfshirët në këtë rast kanë qenë në organet e hetuesisë dhe ne nuk kemi ende të gjitha informacionet e duhura”, thuhet në reagimin e Spitalit.

Ky institucion ka thënë se pas mbledhjes së informacioneve, rasti do të trajtohet sipas akteve normative.

Artikuj të ngjashëm