Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SHSKUK njofton se në spitalet e përgjithshme po kryhen operacionet joemergjente

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në spitalet e përgjithshme po kryhen operacionet jo emergjente, duke bërë të ditur gjithashtu se po funksionojnë ambulancat specialistike

Sipas njoftimit, në javën që lamë pas, janë kryer numër i konsiderueshëm i vizitave mjekësore në ambulancat specialistike të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.

“Poashtu, ka vazhduar realizimi i programit të operacioneve jo emergjente, ndonëse në numër më të reduktuar. ShSKUK ka ndërmarrë të gjitha masat për zbatim të rekomandimeve që dalin nga Manuali për mbrojtjen dhe parandalimin e infeksionit me Covid-19 dhe rekomandimeve nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike”, thuhet në njoftim.

ShSKUK ka apeluar tek të gjithë qytetarët që kanë nevojë për shërbime mjekësore në klinikat e QKUK-së, por edhe spitalet e përgjithshme që të zbatojnë rregullat e parapara në Manual dhe rekomandimet e IKSHPK-së, duke u pajisur me maska dhe duke mbajtur distancën fizike.