Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka bërë të ditur të premten se 89 pacientë janë të shtrirë për trajtim mjekësor nga COVID-19, në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 27 pacientë, Mjekimi Intensiv Qendror, 3 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë, Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje, Spitali i Gjakovës, 11 pacientë, Spitali i Pejës, 14 pacientë, Spitali i Gjilanit, 14 pacientë dhe Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë.
Numri i të shtrirëve si pasojë e koronavirusit i raportuar një ditë më parë nga SHSKUK-ja ishte 92.