Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka bërë të ditur se aktualisht janë të shtrirë nëpër spitale dhe klinika në të gjithë vendin, 88 pacientë me COVID-19, prej të cilëve nëntë nga Klinika e Pediatrisë.
“88 pacientë janë të spitalizuar nga COVID-19, sipas raportimeve e datës 8 gusht 2022 nga klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme”, thuhet në njoftim të hënën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRaporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 22 pacientë + 2 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi, Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 4 pacientë, Mjekimi Intensiv Qendror, 1 pacient, Spitali i Gjakovës, 19 pacientë, Spitali i Prizrenit, 8 pacientë, Spitali i Pejës, 13 pacientë, Spitali i Gjilanit, 5 pacientë dhe Spitali i Mitrovicës, 1 pacient.