18 pacientë të konfirmuar me COVID-19 aktualisht janë të shtrirë nëpër klinika e spitale në të gjithë Kosovën.
Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Klinikën e Pediatrisë vetëm një fëmijë i infektuar me koronavirus po merr trajtim.
Sipas raportit të punës për datën 24 gusht 2022, në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 18 pacientë të konfirmuar me COVID-19.
Në Infektive janë 4 pacientë, dhe një tjetër është në Mjekim Intensiv. Në Pediatri është një pacient, ndërsa në spitalet rajonale më së tepërmi pacientë me COVID ka në Spitalin e Gjakovës, 6 sosh. Në të Gjilanit janë të shtrirë katër pacientë, ndërsa në të Prizrenit dhe Pejës nga 2 pacientë.