Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

18 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në Kosovë

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 18 pacientë me COVID-19.

Sipas njoftimit, në Klinikën Infektive po trajtohen katër pacientë dhe një në Mjekimin Intensiv. Ndërkaq në Klinikën e Pediatrisë po trajtohet një pacientë.

SHSKUK-ja njofton se në Spitalin e Gjakovës po trajtohen gjashtë pacientë, në atë të Prizrenit dy, në Spitalin e Pejës dy dhe në atë të Gjilanit katër.