Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjashtë pacientë me COVID-19 në Klinikën e Gjinekologjisë

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) po trajtohen 88 pacientë me COVID-19.

Trajtimi i pacientëve në klinika dhe në spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 27 pacientë + 1 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë Klinika e Gjinekologjisë, 6 pacientë, Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje, Mjekim Intensiv Qendror, 1 rast, Spitali i Gjakovës, 15 pacientë, Spitali i Prizrenit, 5 pacientë, Spitali i Pejës, 8 pacientë, Spitali i Gjilanit, 5 pacientë dhe Spitali i Mitrovicës, 1 pacient.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 1.197 raste të reja me koronavirus në tërë Kosovën.