Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka reaguar lidhur me dy artikuj të publikuar nga KOHA, lidhur me kryerjen e operacionit në Klinikën e Urologjisë, pa anestezion, e po ashtu, mosoperimin e pacientit tjetër dhe dyshimin se i njëjti është kryer në klinikë private.
Përmes një postimi në ">Facebook, bëhet e ditur se menaxhmenti i SHSKUK-së, ka kërkuar raport me shkrim nga dy klinikat përkatëse dhe janë në pritjet të këtyre raporteve, për të proceduar tutje me rastet.
“Po ashtu, SHSKUK fton të gjithë qytetarët që ka ankesa, apo vështirësi gjatë trajtimit shëndetësorë, në institucionet e SHSKUK-së, t'i drejtohen me shkrim Komision të Ankesave të pacientëve në SHSKUK, i cili do të shqyrtojë çdo ankesë dhe shqetësim të qytetarëve”, thuhet në njoftim.
-
SHSKUK-ja kërkon që pacientët të paraqesin ankesa në rast të mosmarrjes së shërbimeve
-
Pacienti s’operohet në QKUK pasi “mjekëve u përfundoi orari”, e të njëjtët e operuan në privat
-
Vendimi i SHSKUK-së, mbledhjet e Bordit me dyer të mbyllura
-
SHSKUK-ja: Ministria e Shëndetësisë thotë që mbledhjet e Bordit të jenë të mbyllura
-
QKUK-ja merr masa ndaj katër infermierëve dhe suspendon një punëtor teknik pas ankesës së një qytetareje