Asamblistja në Kuvendin Komunal të Prishtinës nga Partia Socialdemokrate, Besa Shahini, ka kritikuar kryetari e PDK-së në Prishtinë, Uran Ismailin, pasi ka thënë se ky po kalkulon me interesa politike në dëm të qytetarëve të kryeqytetit. Sipas Shahinit Ismaili vetëm ka qenë duke pritur se çka po ndodhë në nivelin qendror për të marrë pastaj vendimin në raport me Prishtinën.
Ajo ka kritikuar Ismailin pas raportimeve se ky i fundit deklaroi se kanë arritur koalicion me LDK-në në kryeqytet, derisa Lidhja Demokratike e Kosovës ka mohuar se ka koalicion qeverisës me Partinë Demokratike të Kosovës në Prishtinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Uran Ismaili vetëm ka pritur se çka po ndodhë në nivelin qendror, pra a po futet dikush në nivel qendror në koalicion më Lëvizjen Vetëvendosje për ta marrë pastaj vendimin se çka të bëjë në Prishtinë. Dëmet e tij po bartim ne qytetarët në Prishtinë. Gjërat në Prishtinë nuk po ecin sepse e kemi një kalkulant sikur Uran Ismaili që sheh se kur ta zyrtarizoj një koalicion të tillë”, ka thënë Shahini.
Shahini ka potencuar po ashtu se asamblistët e PDK-së e kanë votuar buxhetin për vitin 2026 për Prishtinën ndonëse aty është e ndarë linja më e madhë buxhetore për sheshin të cilin Uran Ismaili e kishte bërë tërë fushatën dhe kishte qasje të kundërt me Ramën.
“Buxhetin për vitin 2026, asamblistët e PDK-së e kanë votuar ndonëse ka pasur elemente të cilat ata i kanë votuar kategorikisht në fushatë. Linja më e madhe buxhetore, 7 milionë euro janë ndarë për shesh pra që të vazhdoj projekti në shesh. Ndërkohë Urani gjithë fushatën e ka pasur në shesh, se si duhet të mbyllet apo hapet sheshi. Ka pasur qëndrim të kundërt me Ramën por është votuar nga PDK-ja”, ka thënë Shahini.
Këtë koalicion mes Ramës dhe PDK-së në Prishtinë, ajo nuk e sheh të arritur mbi parimet për të mirën për qytetarët sepse sipas saj po të ishte, do të bëhej edhe para gjashtë muajsh.
“Është i njëjti koalicion që e ka sjellë Prishtinën në këtë gjendje. Nuk kam shpresë që ky është një koalicion që e nxjerrë Prishtinën nga gjendja në të cilën është; nga mbeturinat e deri te arsimimi I fëmijëve tanë që është në nivel të komunës. Nuk pres asgjë pozitive, nuk është një koalicion parimor. E dëgjova me kujdes Uran Ismailin kur tha se nuk dua ta bllokoj Prishtinën mirëpo nëse nuk ke dashur ta bllokosh Prishtinën pse nuk e ke bërë këtë koalicion para gjashtë muajsh”, ka thënë Shahini.
Ndërkohë, Shahini ka thënë se nuk do të jetë pjesë e garës në nivelin qendror, por do ta vazhdojë angazhimin në nivelin lokal.
PSD-ja gjatë ditës nisi një iniciativë për t'i mbledhur nënshkrimet nga qytetarët me anë të së cilave po kërkojnë pjesëmarrjen e këtij subjekti në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 7 qershor.
“Nuk do të jem pjesë e garës në nivelin qendror. Do të qëndroj në nivelin lokal. Do të merrem me Prishtinën. Duket se ka shumë nevojë edhe për një kohë të gjatë”, ka thënë Shahin në emisionin “60 Minuta” në KTV.