Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka falënderuar organet e rendit, për siç ka thënë, profesionalizmin dhe durimin gjatë protestës së sotme të organizuar nga Partia Social-Demokrate, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Kryeziu ka falënderuar edhe qytetarët për siç ka thënë, mbështetjen ndaj qeverisë.
“Përkundër përpjekjeve për ta eskaluar protestën, ajo ishte paqësore. Për këtë i falënderojmë organet e rendit për profesionalizmin dhe durimin. Gjithashtu i falënderojmë qytetarët për mbështetjen ndaj qeverisë, teksa po angazhohemi që të zbusim sa më shumë ndikimin tek ta të krizës globale energjetike”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.
Sot para ndërtesës së Qeverisë Kosovës, një numër i madh i qytetarëve kanë protestuar për ta kundërshtuar propozimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për rritjen të çmimit të energjisë elektrike.
Ndonëse protestuesit në një moment filluan të shtyheshin më zyrtarët policorë, pasi kërkonin të ngjiteshin në shkallët e ndërtesës së Qeverisë për t’i mbajtur fjalimet, protesta më pas përfundoi e qetë.
-
Policia dhe KMDLNJ-ja thonë se në protestë morën pjesë një numër i madh qytetarësh
-
Thirrje për ZRRE-në e Qeverinë: Mos luani me durimin e popullit
-
Protestohet kundër kërkesës për shtrenjtim të rrymës
-
Bëhet thirrje për protestë masive kundër propozimit për shtrenjtim të rrymës
-
Rinia e PDK-së proteston para Qeverisë për rrymën: Kurti po tallet me qytetarët