Koordinatori i veprave penale për degradimin e ambienti dhe mjedisit në Prokurorinë Themelore të Pejës, prokurori i shtetit, Ersan Qavolli, ka mbajtur takim me Policinë e Kosovës, drejtorët e drejtorive të inspektorateve komunale (Pejë, Klinë, Deçan, Istog, Junik), ku temë diskutimi e këtij takimi ka qenë parandalimi i degradimit të ambientit dhe mjedisit në kompetencën territoriale të kësaj prokurorie, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Gjendja në teren u konstatua jo e mirë për shkak se, nga veprimtaria e gurthyesve dhe seperacioneve të zhavorrit ka degradim të ambientit dhe mjedisit, nëpër zonat ku zhvillohen këto veprimtari, andaj, të pranishmit u pajtuan që duhet ndërmarrë masa urgjente për parandalimin e kësaj dukurie”, thuhet në komunikatë.
E në këtë takim u dakorduan për masat që duhet të ndërmerren.
“Disa nga konkluzionet e nxjerra nga ky takim janë : Identifikimi i të gjitha separacioneve dhe gurthyeseve në hapësirën territoriale të Prokurorisë Themelore të Pejës, hartimi i një plani urgjent të veprimit, sekuestrimi i pajisjeve me të cilat është kryer vepra penale komform dispozitave ligjore”, thuhet në komunikatë.
Tutje është bërë e ditur se pjesëmarrësit e takimit u dakorduan që takimi i radhës të mbahet pas tre (3) muajve, ku do vlerësohen edhe rezultatet e arritura gjatë kësaj periudhe kohore nga secili institucion.

-
Institucionet përgjegjëse në Dukagjin bashkojnë forcat për mbrojtjen e ambientit
-
Mbeturinat në Prishtinë, prokuroria autorizon policinë për grumbullim të provave
-
Kërcënohet prokurori i rastit ku u zu 1 ton marihuanë në Pejë
-
Aksion policor tek “Ambienti” në Pejë, Bordi e zyrtarët dyshohen për keqpërdorim të detyrës
-
Për gjashtë muaj Prokuroria e Pejës ka ngritur 59 aktakuza për vjedhje të pyjeve