Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit kanë dënuar ashpër kërcënimet që thonë se i janë bërë përmes rrjeteve sociale prokurorit të Departamentit për Krime të Rënda, njëkohësisht zëvendëskryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Pejë, Ersan Qavolli.
Sipas KPK-së, kërcënimet vijnë si rrjedhojë i punës së tij zyrtare që ndërlidhen me veprimet e ndërmarra nga Prokurori i Shtetit për rastin e plantacioneve me bimë narkotike, të zbuluara kohëve të fundit.
“KPK dhe ZKPSH, theksojnë se këto kërcënime janë akte të shëmtuara, të papranueshme dhe të patolerueshme, andaj ua bëjnë me dije atyre që fshihen prapa tyre se janë të vendosur të qëndrojnë fuqishëm në përkrahje të prokurorit Qavolli dhe do t’i ofrojnë mbështetje të plotë për punën e tij në ndjekjen e kryeseve të veprave penale”, thuhet në reagim.
KPK-ja dhe Zyra e Kryeprokurorit kanë njoftuar tutje se po merret veprimet për identifikimin dhe arrestimin e personave që kanë kërcënuar Qavollin.
-
Arrestohen edhe tre persona për 1 ton marihuanë që u kap në Sverkë të Pejës
-
Aktakuzë ndaj një zyrtari korrektues dhe dy të tjerëve për tentim-futje të marihuanës në Dubravë
-
Plagoset një person në Pejë
-
Policia në Pejë apelon për kujdes të shtuar ndaj rrezikut nga zjarret
-
Arrestohet i dyshuari për kërcënim me vrasje ndaj katër zyrtarëve policorë në Pejë