Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar policinë për grumbullimin e informatave dhe provave lidhur me mungesën e trajtimit të mbeturinave dhe situatën e krijuar në Komunën e Prishtinës si rezultat i mos grumbullimit të tyre.
Në njoftimin e lëshuar nga Prokuroria thuhet se është kërkuar të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për ndotjen, degradimin dhe shkatërrimin e mjedisit.
“Prokurori i Shtetit, në cilësinë e Koordinatorit kundër krimeve mjedisore në Prishtinë, ka kërkuar nga njësia për hetimin e krimeve mjedisore në Prishtinë, që të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme në drejtim të veprës penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’, bazuar nga neni 338 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se ky institucion mbetet i përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe trajtimin me prioritet të çështjeve që ndërlidhen me mbrojtjen e mjedisit dhe interesin publik.
-
Shqiptohen gjoba për hedhje të mbeturinave vëllimore në hapësira publike në Prishtinë
-
Prokuroria autorizon Policinë për të hetuar ndotjen nga KEK-u
-
Pacolli: Prishtina bëri shkelje ligjore me menaxhimin e deponisë në Matiçan
-
Prokuroria nis hetime ndaj zyrtarëve komunalë për keqpërdorim detyre pas shembjes së dheut në Prishtinë
-
Aksion inspektues në lokalet e Prishtinës, sekuestrohen pajisje që shkaktojnë zhurmë