Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se e ka autorizuar Policinë për të kryer hetime lidhur me ndotjen e ajrit nga Korporata Energjetike e Kosovës në Obiliq të shtunën.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se ka pranuar informacione dhe një video-incizim, mbi bazën e të cilave ekzistojnë dyshime për ndotje të ajrit përmes tymit që po shkaktohet nga oxhaku në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), në Komunën e Obiliqit. Në lidhje me këtë rast, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të verifikimit dhe sigurimit të provave relevante”, bëhet e ditur në një komunikatë për media.
Sipas njoftimit, rasti po trajtohet në drejtim të veprës penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’’.
Më herët gjatë ditës, pas tymit të madh që dilte nga termocentrali Kosova A, KEK-u njoftoi se bëhet fjalë për telashe me filtra në këtë njësi.
KEK-u njofton për telashe me elektrofiltra në termocentralin “Kosova A”
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se në Termocentralin “Kosova A” është evidentuar një ndërprerje e...-
Qytetarët ankohen për rritje të ndotjes së ajrit në Obiliq dhe në Prishtinë
-
Ndotje enorme nga Obiliqi, IKSHPK alarmon për rreziqe shëndetësore nëse s’mirren masa urgjente
-
KEK-u thotë se është stabilizuar sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
-
KEK-u njofton për telashe me elektrofiltra në termocentralin “Kosova A”
-
Mbeturinat në Prishtinë, prokuroria autorizon policinë për grumbullim të provave