Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetime ndaj zyrtarëve përgjegjës të Komunës së Prishtinës, lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Këto hetime lidhen me shembjen e dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë, për çka është iniciuar rasti me qëllimin e verifikimit nëse veprimet apo mosveprimet e zyrtarëve komunalë përbëjnë elemente të veprës penale.
“Prokurori i Shtetit ka autorizuar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme për grumbullimin e informatave dhe provave shtesë lidhur me shembjen e dheut në rrugën ‘Don Shtjefën Kurti’ në Komunën e Prishtinës”, thuhet në njoftim.
Pas shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë, ekipet e KOSTT dhe kompanisë së ujësjellësit rajonal KRU Prishtina, kanë dal në vendin e ngjarjes. Ata të KOSTT kanë nisur punimet për rikthimin e energjisë elektrike.
KOSTT dhe KRU “Prishtina” në vendin ku u shemb rruga në Prishtinë
Pas shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë, ekipet e KOSTT dhe kompanisë...-
Komuna mbyll të gjitha vendpunishtet pas shembjes së rrugës “Don Shtjefën Kurti”
-
Pezullohen nga puna dy inspektorë dhe një zyrtar pas shembjes së rrugës “Don Shtjefën Kurti”
-
KOSTT dhe KRU “Prishtina” në vendin ku u shemb rruga në Prishtinë
-
Shembet rruga në Prishtinë, intervistohet pronari i një kompanie e pezullohen disa inspektorë
-
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet