Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Pas shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë, ekipet e KOSTT dhe kompanisë së ujësjellësit rajonal KRU Prishtina, kanë dal në vendin e ngjarjes. Ata të KOSTT kanë nisur punimet për rikthimin e energjisë elektrike.

Nga KOSTT, thanë për KosovaPress se po synojnë që brenda 2 orëve të rikthejnë energjinë elektrike në këtë lagje dhe të tjerat që si pasojë e shembjes është ndërprerë energjia elektrike dhe furnizimi me ujë. Ndërsa, ekipet e ujësjellësit së shpejti pritet të nisin punimet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tashmë për shkak të këtij incidenti Prokuroria Themelore në Prishtinë ka intervistuar pronarin e kompanisë “Klub Invest”, ndërsa nuk ka përjashtuar mundësinë edhe intervistimin ndaj zyrtarëve të tjerë.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka pezulluar disa inspektorë.

Në vendin ku dje u shemb dheu në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë, të pranishëm janë edhe KFOR-i italian./KosovaPress

Prokuroria nis hetime ndaj zyrtarëve komunalë për keqpërdorim detyre pas shembjes së dheut në Prishtinë

12 min. më parë / 30 mar 2026 13:26
Komuna e Prishtines

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetime ndaj zyrtarëve përgjegjës të Komunës së Prishtinës, lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Këto hetime lidhen me shembjen e dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë, për çka është iniciuar rasti me qëllimin e verifikimit nëse veprimet apo mosveprimet e zyrtarëve komunalë përbëjnë elemente të veprës penale. 

“Prokurori i Shtetit ka autorizuar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme për grumbullimin e informatave dhe provave shtesë lidhur me shembjen e dheut në rrugën ‘Don Shtjefën Kurti’ në Komunën e Prishtinës”, thuhet në njoftim. 

Pas shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë, ekipet e KOSTT dhe kompanisë së ujësjellësit rajonal KRU Prishtina, kanë dal në vendin e ngjarjes. Ata të KOSTT kanë nisur punimet për rikthimin e energjisë elektrike.

Rikthehet furnizimi me rrymë pas ndërprerjes si pasojë e shembjes së rrugës “Don Shtjefën Kurti”

12 min. më parë / 30 mar 2026 13:25
Rikthehet furnizimi me rrymë pas ndërprerjes si pasojë e shembjes së rrugës “Don Shtjefën Kurti”

Operatori i Sistemit të Tranmisionit dhe Tregut (KOSTT) ka njoftuar se është rikthyer furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve që janë shkaktuar nga shembja e rrugës “Don Shtjefën Kurti”, që ndodhur të dielën pasdite. 

“KOSTT njofton qytetarët se, pas një angazhimi intensiv dhe pune të pandërprerë në terren, është rikthyer furnizimi me energji elektrike në zonat e prekura përmes një zgjidhjeje të përkohshme, ndërkohë që ekipet tona po vazhdojnë angazhimin për garantimin e sigurisë së furnizimit për NS Prishtina 6”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se dëmet e konsiderueshme nga shembja e dheut kanë kërkuar masa sigurie”. 

“Në fazën fillestare punimet kanë qenë të kufizuara dhe janë zhvilluar në mënyrë të kontrolluar, në përputhje me standardet dhe kërkesat përkatëse”, thuhet në njoftim.