Fisnik Asllani thotë se tashmë i gjithë fokusi i Kosovës është për përballjen ndaj Irlandës.
Asllani thotë se Kosova do të udhëtojë për fitore ndaj Irlandës.
Për ndeshjen ndaj Izraelit, Asllani ishte i dëshpëruar që Kosova nuk i fitoi tre pikët.
“Kemi dashur i gjithë ekipi t’i fitonim tre pikë, jemi të dëshpëruar që nuk fituam. Na pret ndeshja ndaj Irlandës dhe duhet t’i fitojmë pikët e plota. Ka qenë lojë e vështirë. Të dyja ekipet nuk kanë pasur shumë mundësi për të shënuar. Asnjë kundërshtar nuk është i lehtë. Synimi është të fitojmë ndaj Irlandës”.