Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kosova U17 mposhtet thellë edhe nga Kroacia

Kosova U17

Përfaqësuesja U17 e Kosovës ka pësuar tjetër humbje të thellë në ndeshjen e dytë të raundit të parë të Ligës B kualifikues për Evropianin 2027, përkatësisht në Grupin 12.

Kosova U17 të shtunën pasdite u mposht 4:0 nga Kroacia në ndeshjen që u zhvillua në Karlovac të Kroacisë. 

Kroatët dy gola i shënuan në pjesën e parë, kurse dy të tjerë në pjesën e dytë. 

Luka Kolar e hapi serinë e golave në minutën e tetë. Për 2:0 shënoi Zvone Dacer në minutë

Lovra Benko e shënoi golin e tretë në minutën e 74-t. 

Realizatori i golit të katërt ishte Marin Nekicnë minutën e 89-të. 

“Dardanët” e rinj në ndeshjen e parë u mposhtën shumë thellë 8:1 nga Belgjika. 

Kosova ndeshjen e fundit e luan më 17 nëntor ndaj Letonisë. 

Ndërkohë të shtunën luajti edhe Shqipërisa U17 që fitoi 3:1 ndaj Skocisë.