Pasi Brajan Gruda shkëlqeu në Beograd ndaj Serbisë me supergol për Gjermaninë në fitoren 3:1 në debutim, përzgjedhësi Jurgen Klopp e ka lavdëruar futbollistin shqiptar.
Gruda në formë të lartë e shënoi golin për 3:0 në minutën e 50-të. Ndeshja i takoi Grupit A2 të Ligës së Kombeve.
Mesfushori me tipare sulmuese, para se t’i bashkohej Gjermanisë, pati një asistim ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve dhe dy asistime ndaj Augsburgut në Bundesligë.
10-shin e Gjermanisë, Kloppi e kishte quajtur para ballafaqimit si “futbollist të rrugës, thjeshtë lojtar brilant për ta parë”. Ai luajti deri në minutën e 86-të.
“Brajani është talent i jashtëzakonshëm me aftësi të jashtëzakonshme. Ai bëri gjëra të shumta, luajti thjeshtë para se të merrte iniciativë për aksione. Ishte me të vërtetë e bukur për ta parë”, ka deklaruar Kloppi pas ndeshjes.
Brajan Gruda ndaj Serbisë në Beograd i kompletoi nëntë nga 14 tentimet për driblim.
Sipas “Optas” në platformën “X”, vetëm Jamal Musiala ka regjistruar më shumë asistime se ai në një ndeshje të vetme për Gjermaninë në dhjetë vjetët e fundit.
Musiala i kishte 13 driblime ndaj Kosta Rikës në Kupën e Botës 2022.
“Ishte instinkt. Nuk mendoj shumë kur dribloj me topin. Vetëm e bëj atë. Vetëm ndodh”, ka deklaruar Gruda pas ndeshjes.
