Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Gjakova e kërkon medaljen e bronztë nëpërmjet repesazhit

Akil Gjakova

Akil Gjakova është mposhtur në gjysmëfinale të Grand Prixit të Zagrebit nga xhudisti gjeorgjian Giorgi Loladze. 

Loladze në fillim të luftës realizoi “Yuko”, që është pika më e vogël. 

Akili nisi iniciativën për t’u kthyer, por pësoi disfatë me Ippon nga medalisti i bronztë i Grand Slamit të Tbilisit në Gjeorgji. 

Gjakova medaljen e bronztë në këtë garë e kërkon tani nëpërmjet repesazhit. 

Luftën në repesazh e ka me spanjollin Anton Shuhalieiev.

Lexo përditësimet tjera
akil gjakove

Gjakova fiton dy luftërat e para

Akil Gjakova ka fituar dy luftërat e para në Grand Prix të xhudos në Zagreb.Në xhiron...