Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

LIVE: Kosovë-Izrael

izrael-kosovë

Publikohet formacioni i Kosovës, ka befasi dhe debutues -  

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka vendosur që të sulmojë me Vedat Muriqin të vetëm në sulm. 

Sulmuesi i Fenerbahçes do të ndihmohet në krah nga Milot Rashica dhe Edon Zhegrova. 

Leon Avdullauh, Mërgim Vojvoda dhe Veldin Hoxha janë futbollistët e tjerë të rreshtuar në mesfushë. 

Në mbrojtje do të luajë Lindrit Kamberi, që debuton te Kosova. 

Edhe A do të jetë mbrojtja shqetësim për Kosovën? Futboll A do të jetë mbrojtja shqetësim për Kosovën?

Kreshnik Hajrizi kthehet pas lëndimit si titullar, ndërsa Ilir Krasniqi do të jetë përkrah tij në qendër të mbrojtjes. Dion Gallapeni është në krahun e majtë. 

Amir Shaipi është zgjedhje e parë e përzgjedhësit Foda, para Arijanet Muriqit. 

Mungesat do të jenë të shumta, ashtu siç është lajmëruar më herët. 

Jashtë listës ka mbetur edhe sulmuesi 18-vjeçar, Enis Rexhepi, që luan për ekipin e dytë të Stuttgartit dhe në Championsin e të rinjve. 

Ashtu siç është lajmëruar më herët, mungojnë edhe Lumbardh Dellova, Ermal Krasniqi, Erblin Osmani e Valmir Matoshi. Mungon edhe Albian Hajdari në mbrojtje, i cili së fundmi i është nënshtruar dy operimeve. 

Ndeshja nis në orën 15:00 dhe është e parafundit e Grupit B3. 

Kosova është e dyta me pesë pikë, sa ka edhe Irlanda në vendin e tretë. 

Edhe Emra të rinj te Kosova për ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve Futboll Emra të rinj te Kosova për ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve

Izraeli është i fundit me dy pikë. 

Grupit i prin Austria me tetë pikë. 

Më 17 nëntor, të martën, Kosova luan në Dublin ndaj Irlandës. Është ndeshja e fundit e edicionit të pestë të Ligës së Kombeve.

Mungesa ka edhe në formacionin e Izraelit.

Manor Solomon i lënduar nuk është as në bankën rezervë. Ndërkohë, në stol është Roy Revivo, që po ashtu ishte në dyshim për të luajtur ndaj Kosovës. 

Formacioni i Kosovës: 

Shaipi, Kamberi, Hajrizi, Krasniqi, Gallapeni, Avdullahu, Zhegrova, Vojvoda, Hoxha, Rashica, Muriqi 

Edhe Kosova publikon formacionin, kthehet Muriqi, starton Zhegrova Futboll Kosova publikon formacionin, kthehet Muriqi, starton Zhegrova

Formacioni i Izraelit: 

Da. Peretz, Stoinov, Nachmias, Yehoshuha, Shlomo, Dasa, Gloukh, Azoulay, Do. Peretz, Abada, Toclomiti

No description available.