Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Befasi në formacionin e Kosovës

Fisnik Asllani

Kapiteni Vedat Muriqi nuk do të paraqitet nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Izraelit.

Dyshja e sulmit përbëhet nga Fisnik Asllani dhe Albion Rrahmani.

Po ashtu nuk startojnë edhe Leon Avdullahu, Dion Gallapeni dhe portieri Aro Muriq. Ky i fundit zëvendësohet nga Amir Shaipi në portë, derisa Milot Avdyli e zëvendëson Gallapenin në krahun e majtë të mbrojtjes.

Ndërkohë, Dion Kaçuri debuton te Kosova, i cili paraqitet në vend të Avdullahut.

Në stol ka mbetur sërish Edon Zhegrova.

Në stol është edhe Veldin Hoxha, i cili zëvendësohet nga Valmir Matoshi.

Edhe Krasniqi thotë se mbrojtësit e Izraelit nuk mund ta ruajnë Muriqin Futboll Krasniqi thotë se mbrojtësit e Izraelit nuk mund ta ruajnë Muriqin

Kapiten do të jetë Mërgim Vojvoda.

Ndeshja Izrael – Kosovë luhet sonte nga ora 20:45 në Debrecen të Hungarisë dhe i takon Grupit B3 të Ligës së Kombeve.

Lexo përditësimet tjera
Kosova

LIVE: Izrael - Kosovë