Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, nuk ka arritur të fitojë më shumë se pikë ndaj Izraelit në Debrecen të Hungarisë.
Ndeshja Izrael – Kosovë u zhvillua të enjten mbrëma dhe i takoi Grupit B3 të Ligës së Kombeve.
Kosova pati pak raste shënimi gjatë 90 minutave në ndeshjen që kishte numër të kufizuar shikuesish.
Organizatori i takimit ishte Izraeli.
Ndër më të mirët te Kosova ishte portieri Amir Shaipi. Ai bëri disa pritje, sidomos në pjesën e parë.
Ndonëse kishte iniciativën, Izraeli në minutën e 31-të rrezikoi portën e Kosovës. Por Shaipi ishte në vendin e duhur në dy raste.
Pesë minuta më vonë, Kosova pati rast të mirë shënimi. Gjuajtja e Lumbardh Dellovës nga distanca u prit nga portieri i Izraelit.
Kosova e nisi furishëm edhe pjesnë e dytë. Rastin e parë e pati në minutën e 52-të, Muharrem Jashari. Por gjuajtja e tij u prit nga portieri izraelit.
Tre minuta më vonë, portieri i Kosovës, Shaipi, bëri një tjetër pritje. Ai ndali gjuajtjen e fortë të lojtarit kundërshtar.
Më pas Kosova bëri disa zëvendësime.
Në minutën e 58-të në fushë janë inkuadruar Leon Avdullahu, Veldin Hoxha dhe Dion Gallapeni, ndërsa kanë dalë nga fusha Muharrem Jashari, Milot Avdyli dhe Dion Kaçuri. Për Kaçurin ishte debutim te Kosova.
Më pas përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda bëri një tjetër zëvendësim. Në fushë inkuadroi Milot Rashicën në vend të Albion Rrahmanit.
Zëvendësimin e fundit e bëri në minutën e 77-të. Në vend të Valmir Matoshit u inkuadrua Edon Zhegrova, i cili në fund të takimit tentoi, por pa arritur të realizojë gol.
Kosova është në vendin e dytë me katër pikë. Katër pikë i ka edhe Irlanda, kurse Austria është lidere me shtatë pikë.
Izraeli është i fundit me një pikë.
77’ - Momenti i Edon Zhegrovës
Edon Zhegrova është inkuadruar në fushë.
Futbollisti i Juventusit u inkuadrua në vend të Valmir Matoshit.
69’ - Tjeter zëvendësim te Kosova
Milot Rashica është inkuadruar në vend të Albion Rrahmanit.
58’ - Kosova bën tri zëvendësime.
Në fushë janë inkuadruar Leon Avdullahu, Veldin Hoxha dhe Dion Gallapeni, ndërsa kanë dalë nga fusha Muharrem Jashari, Milot Avdyli dhe Dion Kaçuri.
55’ - Portieri i Kosovë, Amir Shaipi, bëri një tjetër pritje. Ai ndali një gjuajtje të fortë te lojtarit kundërshtar.
52’ - Rastin e parë në pjesën e dytë e kishte Muharrem Jashari. Gjuajtja e tij u prit nga portieri izraelit.
Mbyllet pa gola pjesa e parë
Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Izraelit dhe Kosovës.
Organizator i ndeshjes që po luhet në Debrecen të Hungarisë është Izraeli.
Takimi po luhet me numër të kufizuar shikuesish.
Kosova kishte iniciativën gjatë 45 minutave të parë. Por pa arritur të konkretizoj.
Në minutën e 36-të Lumbardh Dellova gjuajti nga distanca. Por gjuajtja e tij u prit nga portieri i Izraelit.
Në pjesën e parë formë të mirë shfaqi portieri Amir Shaipi, i cili bëri disa pritje të mira. Ai priti gjuajtjet e lojtarëve të Izraelit.
Kosova po paraqitet me shumë ndryshime në ndeshjen ndaj Izraelit.
Kapiteni Vedat Muriqi nuk është i përfshirë në ekip, ndërsa ka edhe mungesa të tjera.
Ndeshja Izrael – Kosovë i takon Grupit B3 të Ligës së Kombeve.
36’ - Kosova me rast të mirë shënimi. Lumbardh Dellova gjuajti nga distanca, por topi u prit nga portieri i Izraelit.
31’ - Portieri Amir Shapi ka qenë vendimtar i Kosovës në dy raste të izraelitëve. Shaipi në të dyja rastet ua mohoi lojtarëve kundërshtarë shënimin e golave.
30’ - Kosova e ka iniciativën kundër Izraelit. Por ende nuk ka gjetur rrugën e golit kundër izraelitëve.
10’ - Kanë kaluar dhjetë minuta lojë në ndeshjen Izraeli – Kosova. Ende nuk ka pasur raste serioze për gol. Milot Avdyli në minutën e nëntë tentoi harkimin përtokë, por askush nuk iu përgjigj. Topi shkoi te portieri izraelit.
Kritikohet paraqitja e Kosovës ndaj Izraelit
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar për barazimin pa gola të Kosovës kundër Izraelit të enjten mbrëma.
Por një numër i madh i komentuesve kanë kritikuar ashpër paraqitjen e Kosovës ndaj izraelitëve.
Kishte komente nga më të ndryshmet. Disa kritikuan lojtarët e disa edhe përzgjedhësin e Kosovës, Franco Foda.
Flet Franco Foda
Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, ka folur pas barazimit pa gola ndaj Izraelit.
Foda ka theksuar se janë të kënaqur me një pikë ndaj Izraelit.
Ai ka thënë se Kosova po bëhet gati për ndeshjet kualifikuese për Evropian. Synimi i Kosovës sipas teknikut gjerman, është kualifikimi në Kampionatin Evropianin e vitit 2028.
“Po luajmë në Ligën e Kombeve dhe gjithmonë kam thënë se synimi ynë është kualifikimi në Evropian. Për këtë arsye kam vendosur të prezantoj fytyra të reja. Lojtarët e kanë bërë punë ne tyre në një ndeshje mjaft të fortë kundër një ekipi teknikisht të fortë. Duhet të jemi të kënaqur me një pikë, pasi disa lojtarë që janë aktivizuar nuk kanë luajtur kurrë së bashku”, ka thënë Foda.
Avdullahu: Nuk do të ishte fitore e merituar
Mesfushori i Kosovës, Leon Avdullahu, ka thënë se nuk “do të ishte fitore e merituar” ndaj Izraelit.
Ai ka lënë të kuptohet se janë të kënaqur me një pikë të fituar. Kosova barazoi 0:0 në Debrecen ndaj Izraelit.
“Nuk besoj se do të ishte fitore e merituar. Ka qenë lojë e barabartë. Një pikë është ajo që është e merituar”, ka thënë Avdullahu.
Ai ka theksuar se është ndier mungesa e Vedat Muriqit.
“Një lider si Vedati, mungon gjithmonë”, është shprehur ai.
Avdullahu ka komentuar edhe ndeshjen e fundit kundër Austrisë të dielën.
“Do të jetë ndeshje e vështirë, por duhet të përgatitemi, të rikuperohemi dhe të kemi fokusin tek Austria. Duhet të jemi pozitiv gjithmonë”, thotë Avdullahu.
Vojvoda: Duhet të kënaqemi me një pikë
Mbrojtësi Mërgim Vojvoda që ishte kapiten te Kosova në mungesë të Vedat Muriqit, e ka pranuar se Izraeli kishte më shumë raste shënimi se Kosova në ndeshjen e zhvilluar në Debrecen të Hungarisë.
Por ai ka thënë se Kosova e donte fitoren dhe se kishte udhëtuar për pikët e plota.
Ka shtuar se është i lumtur me pikën e fituar.
“Kemi pasur dëshirë të fitojmë dhe kemi ardhur për tre pikë. Por pas ndeshjes duhet të jemi të ftohtë, pasi kanë pasur edhe ata raste. Duhet të jemi më të gëzuar që kemi fituar një pikë se që kemi humbur dy pikë”, deklaroi Vojvoda fillimisht.
Ai ka shtuar se grupi është i hapur.
“Është e hapur në grup, dëshira ishte të fitonim. Ishte ndeshje e barabartë, ndoshta ata kishin më shumë raste se ne. Duhet të jemi të kënaqur me një pikë. duhet të rigjenerohemi për ndeshjen e ardhshme. Besoj se duhen lojtarë të rinj. duhet të rritet konkurrenca. Ajo që e bën diferencën është eksperienca. Kombëtaret e mëdha kanë lojtarë me eksperiencë, si Kroacia. Ne që kemi filluar më herët, është mirë t’u japim këtë përvojë të rinjve, që do ta mbajnë peshën për shumë vite”, është shprehur Vojvoda.
Rashica: Kishim raste, tani të fokusohemi për ndeshjet tjera
Milot Rashica luajti në barazimin pa gola ndaj Izraelit nga minuta e 69-të dhe ishte i angazhuar. Ai ka thënë se Kosova ka mundur të marrë pikët e plota nga ballafaqimi në Debrecen, për shkak të rasteve që pati. Por, ai tani kthen fokusin te ndeshjet e tjera të Kosovës. Kosova të dielën luan në Prishtinë ndaj Austrisë.
“Ishte ndeshje që është dashur të fitojmë, por duhet pasur parasysh që kemi lojtarë të rinj dhe lojtarë që nuk po luajmë shumë në klubet tona. Pritjet kanë qenë të mëdha, por edhe Izraeli kishte raste shënimi dhe besoj se duhet ta marrim këtë pikë dhe të fokusohemi për ndeshjen ndaj Austrisë. Çdo ndeshje ka peshën e vetë. Duke parë rezultatin e ndeshjes së kaluar, po të fitonim do të kishte peshën më të madhe. Kemi ndeshjen e radhës që është edhe më e rëndësishme se kjo që përfundoi. Duhet të përgatitemi për ndeshjen tjetër, të jemi më të fokusuar dhe të dalim më mirë”, deklaroi Rashica pas ndeshjes.
Matoshi: Barazimi, rezultat real
Mesfushori i Kosovës, Valmir Matoshi, ka thënë se rezultati i barabartë 0:0, është real.
“Ne kemi dhënë maksimumin si ekip. Në fund na mungoi goli. Kishim raste të mira, edhe ata kishin. 0:0 është rezultat real. Nuk jemi të kënaqur me barazim, duhet të kënaqemi vetëm kur fiton. Këto ndeshje janë të rëndësishme, pasi mundësohet si Suedia që është kualifikuar në Botëror”, ka thënë Matoshi.
Çfarë thotë përzgjedhësi i Izraelit pas barazimit me Kosovën?
Përzgjedhësi i Izraelit, Ben Shimon, ka thënë pas barazimit pa gola me Kosovën, se lojtarët që ai i drejton i kishin katër shanse 100 për qind për të realizuar gol.
Ai është ndarë i kënaqur me pikën e fituar.
“Ne kishim nevojë të fitonim një pikë dhe lojtarët bënë ndeshje të madhe. Është dashur të punojmë fort, por i kam parë katër shanse 100 për qind për të shënuar, por nuk ia arritëm. Grupi ende është i hapur dhe ende ka për çfarë të luajmë. Kam parë karakter tek ekipi. Nuk ka justifikime, por duhet të shfaqemi dhe ta bëjmë më të mirën”, ka deklaruar Shimon pas ndeshjes.
Asllani: Nëse shohim rezultatin, është në rregull
Sulmuesi Fisnik Asllani, ka lënë të kuptohet se te Kosova janë të kënaqur me barazimin ndaj Izraelit. Kosova barazoi 0:0 në Debrecen.
“Besoj se në fund të shohim rezultatin është në rregull. Kemi pasur disa raste, edhe Izraeli kishte rastet e tij. Kishim të dyja raste. Duhet të rikuperohemi dhe të jemi gati për ndeshjen ndaj Austrisë”, ka thënë Asllani.
Ai ka theksuar se Kosova ka lojtarë që “kanë mentalitetin e fituesit”.
“Ne jemi një ekip me ambicie dhe kemi lojtar që kanë mentalitetin e fituesit. Në futboll nuk është lehtë. Duhet të koncentrohemi për ndeshjen ndaj Austrisë”, është shprehur Asllani.
Asllani ka folur edhe për paraqitjen me Albion Rrahmanin në sulm.
“Për synimin duhet të pyesni trajnerin, ne jemi të gjithë gati dhe kemi treguar gatishmërinë për të përfaqësuar kombëtaren. Është ndjenjë e mirë të luash për kombëtaren. Jemi kuptuar mirë me Albionin. Ndoshta jemi më ndryshe në tipare, por dimë të luajmë me njëri-tjetrin. Edhe në qershor kemi treguar se kemi shkuar mirë bashkë”, thotë sulmuesi i Hoffenheimit.
Ai pret fitore ndaj Austrisë të dielën.
“Duhet të rikuperohemi dhe të japim maksimumin. Synojmë fitoren gjithmonë. Kemi humbur 3:1 në ndeshjen e parë, ndërsa në Prishtinë synojmë të bëjmë lojë të mirë e pastaj të fitojmë”, ka thënë Asllani.
Befasi në formacionin e Kosovës
Kapiteni Vedat Muriqi nuk do të paraqitet nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Izraelit. Madje nuk është as në bankën rezervë.
Dyshja e sulmit përbëhet nga Fisnik Asllani dhe Albion Rrahmani.
Po ashtu nuk startojnë edhe Leon Avdullahu, Dion Gallapeni dhe portieri Aro Muriq. Ky i fundit zëvendësohet nga Amir Shaipi në portë, derisa Milot Avdyli e zëvendëson Gallapenin në krahun e majtë të mbrojtjes.
Ndërkohë, Dion Kaçuri debuton te Kosova, i cili paraqitet në vend të Avdullahut.
Në stol ka mbetur sërish Edon Zhegrova.
Në stol është edhe Veldin Hoxha, i cili zëvendësohet nga Valmir Matoshi.
Kapiten do të jetë Mërgim Vojvoda.
Ndeshja Izrael – Kosovë luhet sonte nga ora 20:45 në Debrecen të Hungarisë dhe i takon Grupit B3 të Ligës së Kombeve.
