Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ed Sheeran këndon këngë të papublikuara gjatë një koncerti në Ohio

ed

Këngëtari britanik Ed Sheeran ka befasuar fansat me muzikë të re, pasi gjatë një koncerti të vogël në Yellow Springs të Ohios, në SHBA, ka prezantuar disa këngë të papublikuara më parë.

35-vjeçari ndërpreu përkohësisht turneun e tij “Loop Tour” për të performuar para një grupi të vogël fansash. Sipas gazetës The Sun, gjatë koncertit, i cili zgjati rreth dy orë e gjysmë, telefonat ishin të ndalur, me qëllim që këngët e reja të mos publikoheshin në internet para kohe. Albumi i tij i fundit, “Play”, u publikua vitin e kaluar.

Ndërkohë, Sheeran ishte përballur me kritika në shtator, pas largimit të reperit Macklemore nga turneu i tij, pasi ky i fundit kishte shprehur mbështetjen për popullin palestinez.

Në koncertin e parë pas kësaj polemike, këngëtari iu drejtua publikut me një fjalim emocional, ku kërkoi falje dhe pranoi se kishte bërë gabime. Ai tha se nuk kishte dashur kurrë të zhgënjente fansat, por se çështja e kishte vendosur në mes të një debati të rëndësishëm për lirinë e shprehjes dhe krizën humanitare.

Sheeran dënoi sulmin e 7 tetorit 2023 në Izrael, duke e cilësuar atë si të tmerrshëm, ndërsa përshkroi situatën në Gaza si katastrofike, të pajustifikueshme dhe joproporcionale. Ai shprehu dhimbjen për humbjen e jetëve të civilëve dhe fëmijëve, si dhe ngriti shqetësimin për situatën në Bregun Perëndimor.

Gjatë fjalimit, këngëtari u përlot dhe tha se tashmë ishte duke biseduar me persona nga fusha të ndryshme, për të gjetur mënyra se si mund të kontribuojë në ndihmën për viktimat. Ai gjithashtu kritikoi idenë që pronarët e pasur të ambienteve të koncerteve të kontrollojnë paraprakisht përmbajtjen që artistët mund të shfaqin në skenë.