Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Inspektorati i kësaj ministrie ka konstatuar se Komuna e Prishtinës ka bërë shkelje ligjore lidhur me menaxhimin e deponisë së mbetjeve inerte dhe të vëllimshme në zonën e Matiçanit.
Në një shkrim në Facebook, ajo ka thënë se Komuna është e obliguar që për 15 ditë të nisë procedurat për pajisje me pëlqim ujor.
“Çdo neglizhencë apo mosveprim brenda këtij afati do të pasojë me masa të menjëhershme ligjore konform legjislacionit në fuqi”, ka shkruar ajo.
Tutje Pacolli ka thënë se mbrojtja e mjedisit dhe e ujërave është prioritet i Ministrisë e se ligji vlen njëlloj për të gjithë.
Më 15 mars, Komuna e Prishtinës njoftoi për një deponi të tillë në rrugën “Qëndresa”, teksa ishte bërë thirrje që për të dërguar mbeturina aty duhet të kontaktohen ndërmarrjet “Pastrimi” ose “Gjelbër”.
-
Inspektorati i Mjedisit gjobit Komunën e Prishtinës me 5000 euro
-
Ministria paralajmëron masa ndaj Komunës për deponinë në Matiçan
-
Puna në deponinë në Matiçan vazhdon, edhe pas gjobës që mori Komuna e Prishtinës
-
Qeveria në detyrë synon ta pastrojë Kosovën me 1 milion euro
-
Pacolli: Ndalohet betonimi i shtretërve të lumenjve