Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se hedhja e mbeturinave inerte (ndërtimore) dhe mbeturinave vëllimore që përfshijnë inventarin shtëpiak, janë të ndaluara në kryeqytet.
Për këtë thotë se Inspeksioni Komunal dhe Policia e Kryeqytetit janë angazhuar me të gjitha kapacitetet për të luftuar hedhjen e mbeturinave ilegale në hapësirat publike.
Rama në një postim në Facebook ka shkruar se kryeqyteti ka përcaktuar lokacionin zyrtar për deponimin e mbeturinave inerte (ndërtimore) dhe mbeturinave vëllimore (mobilje, inventar shtëpiak, etj.).
“Ky lokacion është në dispozicion për qytetarët dhe bizneset që kanë nevojë të largojnë mbeturina të kësaj natyre”, ka shkruar ai duke publikuar lokacionin zyrtar dhe duke bërë të ditur se paraprakisht duhet ta kontaktojnë Ndërmarrjen Publike “Pastrimi” ose ndërmarrjen “Gjelbër”.
Ka bërë të ditur se masat ndëshkuese për ata që hedhin mbeturina në hapësirat publike janë gjobat dhe konfiskimi i automjeteve që përdoren për transportimin dhe hedhjen ilegale të mbeturinave.
-
Rama akuzon VV-në për sabotim pas dështimit të themelimit të kompanisë komunale “Pastrimi”
-
Rama synon të themelojë kompani të re për mbeturinat në Prishtinë, LVV-ja nuk e përkrah
-
Rama: Nesër në Asamble do të votohet për themelimin e kompanisë komunale “Pastrimi”
-
Dyshimet për legalizime të kundërligjshme, Rama paralajmëron masa ndaj kujtdo që rezulton se e ka shkelur ligjin
-
Komuna e Prishtinës: Do të marrim masa ndaj përgjegjësve, nëse vërtetohen dyshimet për legalizime të kundërligjshme