Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar të dielën me ndihmësekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge. Presidenca ka njoftuar se kanë diskutuar për fokusin e Kosovës përpara, forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe të ardhmes euroatlantike.
“Me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Boris Ruge, diskutimet u fokusuan në rrugën e Kosovës përpara, veçanërisht në forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe të ardhmes sonë euroatlantike”, thuhet në njoftimin e Osmanit në Facebook.
Osmani është takuar gjatë nëntorit edhe me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Ata kishin diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani takon Rutten, riafirmon gatishmërinë për koordinim në mbrojtje të paqes e sigurisë në Kosovë
-
Osmani takon ndihmëssekretarin e NATO-s, rithekson përkushtimin e Kosovës për anëtarësim
-
Osmani diskuton me Rutten për sigurinë në Kosovë
-
Osmani me sekretarin e NATO-s diskuton për situatën e sigurisë në Kosovë
-
Osmani takon Rubion, ia thekson rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO