Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" ka njoftuar për disa punime teknike të domosdoshme për shkak të së cilave do të ketë reduktime të ujit të pijshëm në disa lagje.
Nga ora 10:30 deri në ora 13:30 do të ndërprehet furnizimi me ujë në një pjesë të lagjes Ulpiana, lagjen e Spitalit dhe Veternik.
“Gjatë ditës së nesërme, 5 dhjetor 2020 e shtunë do të realizohen disa punime teknike në ndërrimin e një valvole të ujit në afërsi të Rektoratit në Prishtinë. Për të realizuar një punim të tillë dhe të domosdoshëm duke ia dedikuar përmirësimit të infrastrukturës së rrjetës së ujit, jemi të detyruar të ndërpremë furnizimin me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 10:30 deri afërsisht në orën 13:30. Zonat që afektohen nga kjo ndërprerje janë: Rruga ‘Dëshmorët e Kombit’ që do të përfshijë pjesën e qendrës së kryeqytetit, pjesën e lagjes ‘Ulpiana’ duke vazhduar me lagjen e ‘Spitalit’ e deri te fillimi i lagjes ‘Veternik në Prishtinë’, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.
-
Disa zona të Prishtinës nesër pa ujë
-
Punime në rrjet, nesër ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje në Prishtinë
-
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të premten
-
Të hënën ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në Dardani të Prishtinës
-
Ndërprerje uji në këto zona të Prishtinës sot