Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton për disa punime teknike të domosdoshme me ç’rast do të ketë ndërprerje të ujit për disa zona të Prishtinës.
Në komunikatë thuhet se gjatë ditës së nesërme, 5 dhjetor 2020 e shtunë, do të realizohen disa punime teknike në ndërrimin e një valvule të ujit në afërsi të Rektoratit në Prishtinë.
“Për të realizuar një punim të tillë dhe të domosdoshëm duke ia dedikuar përmirësimit të infrastrukturës së rrjetës së ujit, jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 10:30 deri afërsisht në orën 13:30”, thuhet në komunikatë.
Zonat që afektohen nga kjo ndërprerje janë: Rruga "Dëshmorët e Kombit" që do të përfshijë pjesën e qendrës së kryeqytetit, pjesën e lagjes "Ulpiana" duke vazhduar me lagjen e "Spitalit" e deri te fillimi i lagjes "Veternik” në Prishtinë.
-
Ndërprerje e furnizimit të ujit në disa lagje të kryeqytetit
-
Punime në rrjet, nesër ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje në Prishtinë
-
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të premten
-
Të hënën ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në Dardani të Prishtinës
-
Ndërprerje uji në këto zona të Prishtinës sot