Furnizimi me ujë do të ndërpritet përkohësisht gjatë mëngjesit të së hënës në lagjen Dardania të kryeqytetit.
Sipas njoftimit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, kjo ndërprerje do të ndodhë për shkak të punimeve dhe intervenimit në gypin e ujit.
Nga kompania bëhet e ditur se furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve dhe rregullimit të defektit.
“Ju njoftojmë se për shkak të punimeve dhe intervenimit në gypin e ujit në Rr. "Idriz Gjilani" në lagjen Dardania, nesër në mëngjes më 16 mars ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë. Furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve dhe sanimit të defektit”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Punime në rrjet, nesër ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje në Prishtinë
-
Mbetet pa ujë lagjja “Dardania” në Prishtinë
-
Ndërprerje uji në këto zona të Prishtinës sot
-
Disa lagje të Prishtinës, të dielën pa ujë
-
Defekt i papritur në rrjetin e ujësjellësit, disa pjesë në qendër të Prishtinës mbesin pa ujë