Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në rrugën “Tirana” të mërkurën, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë.
Këto reduktime ndodhin për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit.
“Ju njoftojmë se për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit në rrugën ‘Tirana’ më 29 tetor, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë deri në sanimin e problemit”, thuhet në njoftim.
Zona e cila do të preket nga mungesa e furnizimit me ujë janë rrugët “Tirana”, “Vicianum”, “Bashkim Fehmiu” dhe një pjesë e lagjes Kalabria.
Artikuj të ngjashëm
-
Punime në rrjet, nesër ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje në Prishtinë
-
Pjesë të Prishtinës pa ujë shkaku i një defekti, riparimi vazhdon edhe nesër
-
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të premten
-
Të hënën ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në Dardani të Prishtinës
-
Disa zona në Prishtinë me reduktime uji