Për shkak të turbullirave të larta në kanalin Ibër-Lepenc, si pasojë e reshjeve të dendura, Impianti i Trajtimit të Ujit Shkabaj është jashtë funksionit.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për reduktime në disa zona.
“Si rrjedhojë, priten reduktime në furnizimin me ujë nga ora 11:00 - 17:00 në këto zona: Fushë Kosovë, Obiliq, Një pjesë e lagjes Kalabria – Prishtinë. Zonat e lartcekura do të furnizohen me ujë nga ora 17:00 deri në 22:00”, njoftoi KRU.
Megjithatë, ndikime mund të ketë edhe në zona të tjera të kryeqytetit, sipas kompanisë.
“Ekipet tona janë në terren dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht. Furnizimi do të rikthehet sapo të stabilizohen parametrat. Me ITU Albanik dhe Badoc po trajtohet ujë me kapacitet maksimal”, thuhet tutje në njoftim.
-
ITU Shkabaj jashtë funksionit, reduktime uji në Prishtinë dhe rrethinë
-
Fushë-Kosova, Drenasi, Obiliqi e një lagje e Prishtinës mbesin pa ujë
-
Punime në rrjet, nesër ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje në Prishtinë
-
Dëmtimi i gypit në Shkabaj lë pa ujë edhe sot disa zona
-
KRU “Prishtina” njofton se në këtë orar do të ketë sot ujë në Fushë-Kosovë e Obiliq