Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të turbullirave në kanalin Ibër-Lepenc dhe punimeve që po zhvillohen në kanal, Impianti i Trajtimit të Ujit në Shkabaj (ITU Shkabaj) është jashtë funksionit.
Si pasojë, gjatë ditës priten reduktime në furnizimin me ujë në disa zona, përfshirë Fushë Kosovën, Obiliqin, një pjesë të lagjes Kalabria në Prishtinë, por ndikime në furnizim pritet të ketë edhe në zona të tjera të kryeqytetit.
Sipas kompanisë, ekipet janë në terren dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht, ndërsa furnizimi do të rikthehet sapo të stabilizohen parametrat e ujit. Orari i reduktimeve do të bëhet i ditur më vonë.
Artikuj të ngjashëm
-
Disa zona në Prishtinë me reduktime uji
-
Fushë-Kosova, Drenasi, Obiliqi e një lagje e Prishtinës mbesin pa ujë
-
Dëmtimi i gypit në Shkabaj lë pa ujë edhe sot disa zona
-
Rrëshqitja e dheut në Shkabaj dëmton gypin e ujit, këto zona do të kenë reduktime
-
Mbesin pa ujë Fushë-Kosova, Drenasi, Obiliqi e një pjesë e Prishtinës