Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbesin pa ujë Fushë-Kosova, Drenasi, Obiliqi e një pjesë e Prishtinës

Foto ilustrim

Kanë mbetur pa furnizim me ujë Fushë-Kosova, Drenasi, Obiliq dhe një pjesë e lagjes Kalabria në Prishtinë pasi impianti  i trajtimit të ujit në Shkabaj është jashtë funksionit.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të nivelit shumë të lartë të turbullirës në kanalin Ibër-Lepenc, si shkak i reshjeve të dendura, e ka bërë të pamundur procesin e trajtimit të ujit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përveç këtyre zonave, KRU “Prishtina” paralajmëroi reduktime edhe në disa zona të kryeqytetit.

“Ekipet tona janë në terren dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht. Furnizimi do të rikthehet menjëherë sapo të stabilizohen parametrat në kanalin furnizues”, thuhet në njoftimin e kompanisë.