Arbëri

KRU “Prishtina” njofton se në këtë orar do të ketë sot ujë në Fushë-Kosovë e Obiliq

Uji

Foto: Ilustrim

KRU “Prishtina” ka njoftuar se furnizimi me ujë në zonat e Fushë-Kosovës dhe Obiliqit sot do të jetë nga ora 16:00 deri në orën 20:00. 

Shkaku i turbullirave në kanalin e “Ibër-Lepencit”, që janë shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut, janë krijuar probleme me furnizim me ujë në Fushë-Kosovë, Drenas, Obiliq dhe disa zona në Prishtinë. 

“Për shkak të situatës së krijuar së fundmi, ju njoftojmë se nga sot orari i furnizimit me ujë në zonat Fushë Kosovë dhe Obiliq është; Orari i furnizimit me ujë 16:00 – 20:00; Katet e larta mund të kenë vështirësi në furnizimin me ujë. Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë për normalizimin e furnizimit sa më shpejt të jetë e mundur dhe se varet nga niveli i turbullirës në kanalin e Ibër Lepencit. Në të njëjtën kohë po bëjmë shpërndarje të ujit të pijshëm përmes autobotëve. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe durimin tuaj”, ka njoftuar KRU “Prishtina”. 

E në Facebook është publikuar edhe orari për furnizim me ujë me autobotë.