Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rrëshqitja e dheut në Shkabaj dëmton gypin e ujit, këto zona do të kenë reduktime

Uji i pijshem

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se si pasojë e rrëshqitjes së dheut në lokacionin Shkabaj është dëmtuar gypi kryesor furnizues i ITU Shkabaj. 

Për shkak të këtij dëmtimi, do të ketë reduktime në furnizim me ujë në Fushë-Kosovë, Obiliq dhe lagjen “Emshir”, por do të ketë ndikim edhe në pjesë tjera të qytetit të Prishtinës. 

“Ekipet tona teknike ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e problemit. Për orarin e reduktimeve do t’ju mbajmë të informuar në vazhdim. Ju falënderojmë për mirëkuptim!” – ka njoftuar KRU Prishtina.