Me rastin e vdekjes së aktorit Enver Petrovci, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka thënë se Petrovci ishte më shumë se një emër i madh i skenës së vendit.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit të shquar, Enver Petrovci. Ai ishte më shumë se një emër i madh i skenës sonë: ishte zëri, fytyra dhe shpirti i shumë roleve që shënjuan teatrin, filmin dhe kujtesën kulturore të vendit tonë. Jeta e tij ishte e lidhur ngushtë me artin dhe publikun. Përmes talentit të pashtershëm, ai i dhuroi gjeneratave të tëra emocione, reflektim dhe dashuri për kulturën”, thuhet në telegram ngushëllimin e MKRS-së drejtuar familjes Petrovci.
Osmani, Kurti e Basha ngushëllojnë për vdekjen e Enver Petrovcit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit Dimal Basha,...
Artikuj të ngjashëm
-
Enver Petrovci nuk luante, ai nderonte praninë
-
Enver Petrovci: I did it my way
-
Duartrokitje në vend lamtumire për Enver Petrovcin që jetën e bëri art
-
Enver Petrovci - aktori, regjisori e profesori i shquar, kujtohet sonte në emisionin “Express”
-
Enver Petrovci – aktori e pedagogu ikonë, sharmi i jetës dhe i skenës