Sonte në “Express”, në një bashkëbisedë me regjisorin Fadil Hysaj, kujtojmë jetën dhe veprën e aktorit, regjisorit e profesorit të shquar, Enver Petrovci, i cili vdiq të hënën në moshën 71-vjeçare. Petrovci qe personazh i shumë filmave, e shfaqjeve teatrore. Shfaqjet si “Kush më ka faj që jam shqiptar” dhe “Të mallkuarit”, në të cilat ai është autor, regjisor dhe aktor, ishin të parat që u realizuan në teatrin “Dodona” dhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës menjëherë pas luftës në Kosovë. Sa i përket kinematografisë së Kosovës, në vitet ’80 do të njihej për rolet e tij në filma si “Kur pranvera vonohet”, “Dhimbja krenare” dhe “Rojat e mjegullës”.
Përveç tjerash sjellim një material nga mbledhja komemorative e organizuar nën përkujdesjen e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” - Fakultetit të Arteve dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!