Ka nisur aksioni për mbledhjen e mjeteve shkollore për fëmijët dhe familjet në nevojë.
Me moton “Shtatori sivjet me çantën komplet”, aksioni është organizuar nga grupi “Maniakët e Leximit” dhe mbështetur nga organizatat “Nëna dhe fëmijë te lumtur”, “Community Builders” nga Fushë Kosova dhe “Koha në duart tona” nga Vushtrria.
Organizatorët janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe kanë vendosur një tavoline me afishe që iu bëjnë ftesë qytetarëve që të dhurojmë mjete shkollore për fëmijët në nevojë.
Fushata ka nisur nga 22 gushti dhe do të vazhdojë deri më 22 shtator. Përveç se në shesh, qytetarët mund të dhurojnë mjetet shkollore edhe në zyrën e organizatës “Nëna dhe fëmijë të lumtur”, në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
-
Publikohet katalogu nga MASH-i, nis ndarja e mjeteve për subvencionimin e librave shkollor
-
KËTË VIT, Rikthehu në shkollë me Decathlon: Gati për një vit të ri plot energji dhe aventura
-
Viti i ri shkollor nis pa mjetet e Qeverisë për librat
-
MASHTI s’tregon kur do t’i bëjë pagesat për tekstet shkollore
-
Kritikohet Ministria e Arsimit për formën e subvencionimit të librave