Kryeministri Albin Kurti ka pritur në një takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, për të diskutuar rreth vizitës së sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Kosovë më 11 mars.
Gjatë takimit të premten, sipas njoftimit të Kryeministrisë, u bisedua për përgatitjet që po bëhen për këtë vizitë të rëndësishme, si dhe për çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm mes institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it.
“Qeveria e Kosovës vazhdon të thellojë bashkëpunimin me misionin e NATO-s në Kosovë, me synimin për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti e komandanti i KFOR-it shqyrtojnë mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit
-
Kurti: Për Kosovën, NATO-ja s'është vetëm garantues i sigurisë, por orientim strategjik e destinacion
-
Kurti takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë mbi situatën e sigurisë
-
Situata e sigurisë në qendër të takimit mes Kurtit dhe komandantit të KFOR-it
-
Nis takimi Osmani-Rutte