Komandanti i ri i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Oezkan Ulutash, është pritur të mërkurën nga kryeministri Albin Kurti.
Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit thuhet se në këtë takim është diskutuar për zhvillimet aktuale, me theks mbi situatën e sigurisë dhe për rëndësinë e bashkëveprimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të sigurisë të vendit dhe të misionit të NATO-s në Kosovë.
“Duke i uruar mirëseardhje përsëri në Kosovë dhe duke i dëshiruar suksese në mandatin e dytë si komandant i KFOR-it, kryeministri Kurti theksoi gatishmërinë dhe angazhimin e tij dhe të Qeverisë për bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në të gjithë territorin e vendit”, thuhet në njoftim.
Komandanti i KFOR-it gjatë ditës u prit edhe nga presidentja Vjosa Osmani. Ajo ka njoftuar se KFOR-i mbetet partner kyç në parandalimin e taktikave destabilizuese të Serbisë.
-
Kurti e komandanti i KFOR-it shqyrtojnë mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit
-
Kurti takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë mbi situatën e sigurisë
-
Komandanti i KFOR-it pritet në takim lamtumirës nga Kurti
-
Ulutash: KFOR-i mbetet i përkushtuar për mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët
-
Komandanti i KFOR-it vlerëson kontributin e Shqipërisë në misionin e NATO-s