Presidentja Vjosa Osmani ka theksuar besimin e saj të plotë në vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, në funksion të forcimit të paqes dhe sigurisë në vend dhe rajon.
Kështu është shprehur ajo pas takimit me gjeneralmajorin Oezkan Ulutash, i cili së fundmi ka rimarrë detyrën e komandantit të KFOR-it.
“Dje mirëprita gjeneralmajorin Oezkan Ulutash dhe e urova për rimarrjen e detyrës së komandantit të KFOR. Shpreha besimin e plotë për vazhdim të bashkëpunim të ngushtë në funksion të përmbushjes së synimeve të përbashkëta për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon”, ka shkruar ajo në Facebook.
Gjatë takimit me të, Osmani ka thënë se është diskutuar për kërcënimet që vijnë nga Serbia, përfshirë kërcënimet me fokus të veçantë te përdorimi i dronëve.
“Presidentja potencoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të KFOR-it me institucionet tona të sigurisë me qëllim të parandalimit të taktikave destabilizuese të Serbisë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Presidenca.
Rreth dy javë më parë, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pati thënë në emisionin "60 Minuta" të KTV-së se ka shkelje të hapësirës ajrore nga Serbia. Deklaratës së tij i ka reaguar KFOR-i duke thënë se nuk janë identifikuar shkelje me dronë që mund ta rrezikojnë sigurinë.
Edhe
Kurti e komandanti i KFOR-it shqyrtojnë mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit
Ulutash është bërë gjenerali i parë i KFOR-it që merr edhe një mandat të dytë në krye të këtij misioni paqeruajtës.
Ai ishte udhëheqës i KFOR-it para dy vjetësh.
-
Ulutash pret në takim Jasharin, flasin për situatën e sigurisë
-
Ulutash në Beograd: Komunikimet e rregullta me ushtrinë serbe, thelbësore për parandalimin e tensioneve
-
Situata e sigurisë në qendër të takimit mes Kurtit dhe komandantit të KFOR-it
-
Osmani: Partneriteti nuk mund t’u jepet atyre që kryejnë agresion ndaj fqinjëve