Arbëri

Ulutash pret në takim Jasharin, flasin për situatën e sigurisë

Ozkan Ulutash dhe Bashkim Jashari

Komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Ozkan Ulutash ka pritur në takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari. 

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se ata kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe për bashkëpunimin e KFOR-it me organizatat e sigurisë në Kosovë, përfshirë FSK-në, të cilën NATO-ja thuhet se vazhdon ta mbështesë nën mandatin e saj fillestar. 

“Gjeneralmajor Ulutash theksoi rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm dhe të ngushtë, në dobi të sigurisë së qëndrueshme në të gjithë Kosovën dhe stabilitetit rajonal”, thuhet në njoftim.