Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Oezkan Ulutash, ka pritur në takim ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha, ku ka vlerësuar kontributin e Shqipërisë në kuadër të misionit paqeruajtës.
Në takim, thuhet se është diskutuar për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe për prioritetet kryesore të misionit për periudhën e ardhshme.
“Komandanti i misionit të Forcës së Kosovës të udhëhequr nga NATO, Gjeneralmajor Oezkan Ulutash, mirëpriti Shkëlqesinë e Tij, Ferit Hoxha, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, në Shtabin e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë. Gjatë takimit, Komandanti ofroi një përmbledhje të situatës aktuale të sigurisë në Kosovë, aktiviteteve të vazhdueshme të KFOR-it dhe prioriteteve të tij kryesore për të ardhmen. Gjeneralmajor Ulutash gjithashtu theksoi kontributin afatgjatë dhe të vlefshëm të Shqipërisë në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.
-
Ulutash: KFOR-i mbetet i përkushtuar për mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët
-
Komandanti i KFOR-it takon gjeneralin grek, diskutojnë për sigurinë në Kosovë
-
Ulutash pret në takim Jasharin, flasin për situatën e sigurisë
-
Ulutash në Beograd: Komunikimet e rregullta me ushtrinë serbe, thelbësore për parandalimin e tensioneve
-
Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësues diplomatikë për sigurinë