Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësues diplomatikë për sigurinë

kfor

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka takuar përfaqësues diplomatikë në selinë e KFOR-it në Prishtinë.

Ulutash u takua me ambasadorët e Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, zëvendëskreun e Misionit të Francës në Kosovë dhe një përfaqësuese të ambasadës së SHBA-së nga QUINT, si dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se komandanti foli për situatën e sigurisë në rajon.

“Takimi ofroi një mundësi të vlefshme që komandanti të paraqiste situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar angazhimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë. Në këtë kontekst, Gjenerali Ulutash vlerësoi kontributet afatgjata të të gjitha vendeve në misionin e KFOR-it”, u tha në njoftim.