Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti pret në takim lamtumirës Ulutashin: Po largohet si mik me të cilin do të ruajmë kujtime të mira

Kurti - Ulutash

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ozkan Ulutash. 

Kurti ka vlerësuar komunikimin konstruktiv me Ulutashin. 

Ai tha se Ulutash po largohet nga Kosova si mik me të cilën do të ruajmë kujtime të mira. 

“Duke e vlerësuar si konstruktiv komunikimin me gjeneralmajor Ulutaş, kryeministri Kurti tha se ai largohet nga vendi ynë si mik me të cilin do të ruajmë kujtime të mira. Ndërsa e falënderoi për bashkëpunimin e bashkërendimin”, thuhet nga Zyra e Kryeministrit. 

Në takim u bisedua për rrugën drejt anëtarësimit në NATO, por edhe për zhvillimet aktuale politike, për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, për ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë dhe të Policisë së Kosovës, për ndërveprimin e mirë të institucioneve të Republikës dhe KFOR-it, si dhe mundësitë konkrete të zgjerimit dhe thellimit të tij.