Ka dështuar të mbahet takimi i paralajmëruar i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ozgan Ulutash.
Sipas një njoftimi për media nga KFOR-i, takimi nuk u zhvillua për shkak “të rrethanave të paparashikuara”.
“Për shkak të rrethanave të paparashikuara, takimi i sotëm midis komandantit të KFOR-it, gjeneraljamorit Ulutash dhe z. Kurtit nuk u zhvillua. Komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë partnerët, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Më herët gjatë ditës, Kurti në konferencë për shtyp tek tha se është e pakuptimtë që Ura e Ibrit të mbetet e mbyllur, pas njoftimit të NATO-s për reduktim të pranisë së KFOR-it në të. Ai paralajmëroi takim me Ulutashin për ta diskutuar edhe këtë çështje.
-
Deputetët e VV-së e LDK-së bartin diskutimet politike në rrjete sociale
-
Dështimi i tretë
-
As takimi i tretë Kurti-Abdixhiku nuk sjell rezultate konkrete për presidentin
-
Konsullata në Bujanoc, liderët e Luginës kërkojnë prani konkrete institucionale të Shqipërisë
-
Ministrja lajmëroi mbylljen e restorantit te Liqeni i Radoniqit, drejtori: S’ka vendim zyrtar, puna vazhdon