Ka dështuar të mbahet takimi i paralajmëruar i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ozgan Ulutash.
Sipas një njoftimi për media nga KFOR-i, takimi nuk u zhvillua për shkak “të rrethanave të paparashikuara”.
“Për shkak të rrethanave të paparashikuara, takimi i sotëm midis komandantit të KFOR-it, gjeneraljamorit Ulutash dhe z. Kurtit nuk u zhvillua. Komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë partnerët, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Më herët gjatë ditës, Kurti në konferencë për shtyp tek tha se është e pakuptimtë që Ura e Ibrit të mbetet e mbyllur, pas njoftimit të NATO-s për reduktim të pranisë së KFOR-it në të. Ai paralajmëroi takim me Ulutashin për ta diskutuar edhe këtë çështje.
-
Посланици ВВ и ДСК преносе политичке дискусије на друштвене мреже
-
Трећи неуспех
-
Чак ни трећи састанак Курти-Абдиџику не доноси конкретне резултате за председника
-
Конзулат у Бујановцу и лидери Долине траже конкретно институционално присуство Албаније
-
Министар је најавио затварање ресторана на језеру Радонићи, директор: Нема званичне одлуке, радови се настављају