Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajorin Ozkan Ulutash.
Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, në drekën e punës në zyrat qendrore të KFOR-it është diskutuar rreth zhvillimeve aktuale në vend dhe rajon, dhe mbi situatën e sigurisë.
“Së bashku diskutuan rreth zhvillimeve aktuale në vend dhe rajon, si dhe mbi situatën e sigurisë. Kryeministri theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të sigurisë së vendit dhe të misionit të NATO-s në Kosovë. Ndërsa Gjeneral Major Özkan Ulutaş ndodhet tashmë në mandatin e dytë si komandant i KFOR-it, kryeministri Kurti shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për marrëdhënie sa më të ngushta dhe të frytshme me KFOR-in, në shërbim të ruajtjes së paqes dhe sigurisë në të gjithë territorin e vendit”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
E për takimin është njoftuar edhe nga KFOR-i, që ka thënë se janë shkëmbyer pikëpamje për forcim të bashkëpunimit mes KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës.
-
Kurti e komandanti i KFOR-it shqyrtojnë mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit
-
Kurti diskuton me Ulutashin për zhvillimet në botë që mund të paraqesin sfida për sigurinë në Kosovë
-
Situata e sigurisë në qendër të takimit mes Kurtit dhe komandantit të KFOR-it
-
Ulutash pret në takim Jasharin, flasin për situatën e sigurisë
-
Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësues diplomatikë për sigurinë